Tayna shkëputi disa fotografi nga prapaskenat e klipit.
Rep-artistja Tayna e nisi vitin me një projekt muzikor, i cili njëherësh është i pari ndërkombëtar për të.“Moona”, titullohet kënga e re e Taynës, për të cilën bashkëpunoi me artistin e njohur francez, L’Algerino.
Së fundi, reperja ndau me ndjekësit disa fotografi të shkrepura gjatë xhirimeve të klipit të kësaj kënge, ku vjen shumë tërheqëse.
Kënga “Moona” ka dy ditë që u publikua në kanalin YouTube dhe deri tani ka marrë 1.2 milionë klikime.
Tayna ka të finalizuara edhe disa këngë të reja, të cilat pritet t’i lansojë së shpejti.
![Image](/media/botasot.info/images/2021/January/16/auto_e1610806568.jpg)