Ajo sapo ka sjell në jetë vajzën, emrin e së cilës nuk ka bërë të ditur për audiencën e gjerë.
Që tre muaj pasi u bë nënë, Gigi Hadid nuk po i ndalë shëtitjet në New York, së bashku me fëmijën e saj, shkruan Daily Mail.
25-vjeçarja u pa gjatë ditës së djeshme (e premte) duke ecur, së bashku me një mike të saj.
![Image](/media/botasot.info/images/2021/January/16/auto_38061822-9152859-image-a-48_16107428170291610810294.jpg)
Fytyra e modeles ishte mjaft e mbuluar, derisa mbante një palë syze dhe një maskë mbrojtëse për shkak të COVID-19.
Veshja e saj kësaj radhe ishte më modeste, me një palë pantallona dhe një bluzë të gjelbër të mbyllur.
Flokët bionde ajo i kishte kapur prapa kokës, çka bënin të dukej edhe më atraktive.
Një shëtitje e tillë vjen pasi partneri i saj, Zayn Malik, lansoi albumin e radhës “Nobody Is Listening”.
![Image](/media/botasot.info/images/2021/January/16/auto_38063062-9152859-image-a-62_16107437681791610810218.jpg)