Ka kohë që nuk ka lansuar ndonjë projekt të ri muzikor. Megjithatë këngëtarja e njohur shqiptare, Adelina Tahiri nuk është se mungon me paraqitjet e saj në rrjetet sociale.
Së fundmi, Tahiri ka vendosur shenjën e “mësyshit”, krahas përshkrimit të dy fotografive të publikuara në llogarinë e saj në Instagram.
Këngëtarja në fjalë, duket se tashmë është e kënaqur me pamjen e saj, pas ndërhyrjeve të shumta estetike që ka bërë tek vetja.
![Image](/media/botasot.info/images/2021/January/16/auto_image-691610819389.png)
Kujtojmë faktin se Tahiri dukshëm po bën një jetë luksoze që pas martesës me një biznesmen maqedonas, me të cilin kanë edhe një djalë.