Ashtu si çdo herë tjetër, Oriola Marashi ndau mbrëmë pamje nga fotosesioni që po realizon.
Modelja shqiptare, mjaft active në rrjete sociale, publikoi në Instastory disa video, ku shfaqej duke pozuar para kamerave.
Ajo që tërhoqi menjëherë vëmendje ishte pikërisht veshja provokuese dhe shumë seksi e saj.

Marashi shfaqej me një fustan shumë të hapur në pjesën e dekoltesë, e cila ishte edhe e zbukuruar me gurë të shndritshëm. Kështu, gjoksi atraktiv i saj ishte ai që binte menjëherë në sy.
Flokët dhe make up-i profesional e bënin edhe më joshëse pamjen e supermodeles.

Bukuroshja prej disa kohësh është në një lidhje dashurie me futbollistin e njohur shqiptar, Eros Grezda.