Kylie Jenner është ndër personazhet me famë ndërkombëtare, që eksperimenton më së shumti me dukjet e saj.
Të tilla ajo i shfaq në rrjete sociale, duke marrë komplimente të ndryshme nga miliona ndjekësit, shkruan Mirror.
Por, në një postim në Instagram, Kylie ka vendosur që të shfaqet natyrale, me ngjyrën e flokëve, duke përdorur pak makijazh.
Ajo u pa duke marrë poza para kamerës në njërën prej veturave luksoze, teksa mori vëmendje të madhe.
Fansat tutje shpërthyen me komente, duke e konsideruar ngjyrën kafe të flokëve të saj më të përshtatshme.