Rudina Dembacaj është komentuar shumë për jetën e saj private pas divorcit nga ish-bashkëshorti, Alex dhe martesa me ish-deputetin, Mark Frroku.
Dhe disa prej ndjekësve nuk ngurrojnë t’ia vënë në dukje, megjithëse duket se moderatorja i merr me shumë sportivitet kritikat e tyre.
Ditën e sotme (19 janar), ajo publikoi një video duke u ushtruar në palestër dhe një ndjekëse i shkroi: “Bravo ❤️ tregoju miletit se me ndërru burrë duhet b… Hahahahah??”
Por duket se Rudina Dembacaj nuk është shqetësuar aspak nga komenti dhe i kthye: “Hahahahaha po zemer! Edhe nuk duken, unë kam b… për gjithçka.”
Moderatorja dhe ish-deputetin kurorëzuan dashurinë e tyre në martesë më 1 janar në një ceremoni private të mbajtur në Bashkinë e Tiranës.
“Marku dhe unë me besimin se dashuria është bekim, vendosëm edhe ta zyrtarizonim lidhjen tonë. Gëzuar me një vit mbarë plot lumturi nga familja jonë! Rud&Mark ( Shihemi në dasmë)”- shkroi ajo, duke informuar se i kishte dhënë sërish fund beqarisë.
Rudina Dembacaj është nënë e një vajze, Viktorias nga martesa e parë.

