Marina Vjollca mahnit me paraqitjen e fundit.
Marina Vjollca është një ndër moderatoret më të njohura shqiptare dhe njëherësh shumë e komentuar.
Ajo i mban vazhdimisht ndjekësit të informuar për të rejat rreth saj, ndërsa komplimentohet shumë për stilin.
Njësoj u shfaq edhe në fotografitë e reja, ku erdhi e veshur me një pallto të gjatë, të kombinuar me një palë taka.
“I dashur, është ftohtë jashtë” , është mbishkrimi që moderatorja ia ka lënë fotografive.
Komentet dhe pëlqimet e ndjekësve ishin të shumta në fotografitë e fundit të Marinës, ku erdhi shumë elegante si zakonisht.