Ndjekësit kanë vënë re se Greta është shfaqur në super formë në fotot e fundit të publikuara në rrjete sociale, prandaj kanë patur kuriozitet sesi arriti këngëtarja të dobësohej. Dhe Greta nuk e ka mbajtur aspak sekret.
E pyetur nga një fanse në çfarë mënyre është dobësuar, Greta ka treguar se kohët e fundit ka ngrënë pak dhe është bërë vegane.
“Nuk ka gjë më të mirë për shëndetin, por sigurisht dhe për linjat e trupit”-shkruan Greta.
Megjithatë edhe këngëtarja si të gjithë ne thotë se e toleron veten ndonjëherë duke dalë nga ky regjim me raste të veçanta.
