42-vjeçarja tregoi linjat gjatë pushimeve dimërore.
Nicole Scherzinger tregoi format e saj në bikini, derisa po pushonte në Turks and Caicos, shkruan The Sun.
Këngëtarja aktualisht po shijon pushimin me të dashurin e saj, Thom Evans. 42-vjeçarja ndau disa fotografi në Instagram, ku shfaqet duke u relaksuar në bregdet.
Dy fotografitë e para shfaqin Nicole në pishinë teksa po relaksohej e veshur me një palë bikini ngjyrë vjollcë.
Kurse, në fotografinë e tretë, anëtarja e Pussycat Dolls, shihet e shtrirë buzë pishinës, ndërsa shkroi “Qetësi e ëmbël”.
Nicole ndau gjithashtu një video të shkurtër në Instagram, ku dëgjohet duke pëshpëritur “perëndimi i diellit përputhet me bikinit e mia sonte, është mahnitës”, dhe tregoi qiellin.
Ajo nuk është e vetme në këto pushime, ngase po shoqërohet nga partneri i saj, 35-vjeç.
Dyshja që së fundi shënuan njëvjetorin e lidhjes, festuan Vitin e Ri dhe Krishtlindjen bashkë.

