Gashi është një nga shqiptarët më të njohura ndërkombëtarisht e dita-ditës po ngjit shkallë më të larta.
Një nga “pasionet” e reperit janë tatuazhet dhe ai ka pafund të tillë në trupin e tij.. Madje, disa prej tyre lidhen me origjinën e tij shqiptare. Kështu për shembull nëse ju kujtohet, Gashi gdhendi pak muaj më parë shqiponjën dykrenare në krah.
Ndërkohë, së fundmi ai ka gdhendur në qafën e tij sytë dhe vetullat e një vajze, por s’e dimë se të kujt. Po ashtë tyre, shihet edhe një pëllumb dhe e gjitha duket shumë bukur.
”Ndonjëherë duhet ta shohësh shpinën tënde sikur ke dy shpina!”-ka shkruar reperi.
2020 nuk u mbyll mirë në sferën personale për reperin. Nëntori ishte tejet e hidhur për reperin e mirënjohur Gashi, i cili humbi dy persona shumë të shtrenjtë, siç ishin xhaxhai dhe kushërira e tij.
