Modelja shqiptare, Mirjeta Shala po i ngjit shumë shpejt shkallët e suksesit në fushën e modelingut. Bukuorshja është zhvendosur në New York ku dhe vijon me punën e saj duke reklamuar veshje të brendeve më të famshme të momentit.
Së fundi Mirjeta Shala është bërë pjesë e revistës së njohur SohoFashion ku dhe ka ndarë historinë e saj.
Ajo madje ka pozuar për revistën dhe imazhi i saj ndodhet në kopertinën e revistës së njohur ndërkombëtare.
Kujtojmë gjithashtu se Mirjeta ka qenë pjesë e një prej kompeticionve të bukurisë si Miss Kosova.