Miley Cyrus kurrë nuk ka ndjerë turp nga trupi i saj dhe këtë e ka treguar gjithmonë.
Së fundmi, këngëtarja nuk i ka lënë vend imagjinatës, teksa doli jashtë në rrugë pa reçipeta ditën e enjte.
Ajo kishte zgjedhur një kanotiere të bardhë për të shkuar në një dyqan ushqimor në Los Angeles.
28-vjeçarja kishte veshur edhe një palë streçe dhe atlete sportive.
Vetëm disa ditë më parë, Cyrus tha se janë vajzat ato që e tërheqin më shumë seksualisht. Si një biseksuale, ajo tregoi se femrat kanë një trup më seksi, prandaj mes tyre dhe meshkujve preferon femrat.
Aktorja tregoi orientimin e saj seksual për herë të parë në vitin 2015. Që prej asaj periudhe, Miley ka pasur marrëdhënie si me meshkujt, ashtu edhe me femrat.