Arbana Osmani ka vendosur që këtë sezon të ri televiziv të bashkëpunojë me stilisten e njohur kosovare Lia Stublla.
Gazetarja ka treguar pak nga ato që na presin në ‘Dua të të bëj të lumtur’ përsa i përket pamjes së saj.
Nga videot që ka publikuar, Arbana zbulon skicat e disa prej punimeve që shumë shpejt do i veshë para gjithë shqiptarëve.
Ngjyrat janë të shumëllojshme dhe përgjithësisht të ndezura, gjithashtu bie në sy fakti që fustanet janë zgjedhja më e shpeshtë e moderatores.
Po ashtu nuk mund të lihet pa përmendur edhe prania e supeve të fryra tek një pjesë e veshjeve si trendi i këtij viti.