Arbnora Ademaj është e njohur në publikun vendor si miss, moderatore, modele e tani edhe si aktore.
Bukuroshja ka kohë që ka nënshkruar kontratë për xhirimet e serialit në Turqi krahë aktorëve të njohur.
Sukseset e saj janë të pandalshme. Por ky është vetëm fillimi, pasi që duke njohur shpirtin e saj luftarak e ambicioz bukuroshen do ta shohim edhe në shumë projekte tjera të mëdha filmike.
E sot e bukura Arbnorë feston ditëlindjen. Urimet e saj ishin të shumtë e kryesisht nga emrat e njohur të shoubizit.
Me këtë rast urime edhe ne!