Modelja Agnesa Vuthaj është treguar shumë hermetike përsa i përket jetës së saj personale, duke mos dashur të ndajë detaje private.
Ish-miss Kosova së fundmi ka folur rreth lidhje të saj, duke treguar se nuk ka shumë fat në dashuri.
Ajo u shpreh se romancat e saj zgjasin shumë pak dhe lidhja më e gjatë që ka pasur është rreth një vit, por që ka marrë fund afër përvjetorit të marrëdhënies.
Ndërsa theksoi se “romancat e saj të shkurtra shkaktojnë gjithmonë të qeshura kur i diskuton me shoqërinë”.
“Kam pas gjithmonë lidhje shumë të shkurtra. Kur flasim me shoqërinë, qeshim për lidhjet e mia të shkurtra. Ndoshta pyetja më e mirë për mua ishte kjo: Cila është lidhja më e shkurtër? (Qesh) Lidhja ime më e gjatë do jetë ajo që do përfundojë në martesë (Qesh). Rreth një vit, diku aty tek përvjetori ka marrë fund,”- u shpreh Agnesa Vuthaj, e ftuar në “Nin”.
Në fillim të këtij viti, modelja u përfol për një lidhje me miliarderin indian, Chetaan Sandesara.
Thashethemet nisën pas një video e saj teksa udhëtonte së bashku me 57-vjeçarin në aeroplanin e tij privat, u bë publike në mediat online.
Por ajo i hodhi poshtë lajmet se mes saj dhe miliarderit kishte një lidhje, duke shpjeguar se thjesht ka raporte pune me të, duke qenë se punon për kompaninë e tij.
Ndërsa publikoi edhe pamje me bashkëshorten e tij, për të treguar se në udhëtimin me avion privat ishte prezente dhe vetë ajo.
Modelja në fund të reagimit të saj u shpreh se nëse do të zgjidhte një të dashur miliarder, do të ishte djali i Sandesara, si trashëgimtari i vetëm i një nga familjeve më të pasura në botë, por theksoi se gjithsesi qëndron tek kombësia shqiptare.