Modelja simpatike, Trejsi Sejdini, kohët e fundit u komentua për një romancë me Don Xhonin.
E gjitha nisi kur dyshja u fotografua duke darkuar në shoqërinë e njëri-tjetrit.
Por, ata deklaruan se ajo që i kishte bërë bashkë ishte vetëm puna.
Kështu “Miss Universe Albania 2018”, u shfaq në klipin e tij të fundit të titulluar “Kokaina”, duke hedhur poshtë të gjitha aludimet për një romancë të re.
Mirëpo, gjatë një bisede virtuale me ndjekësit e saj në Instagram, Trejsit i është kërkuar të publikojë një foto me reperin, të cilit i është drejtuar me “o zemër”.
Ndërkohë, modelja seksi etiketoi Xhonin dhe u përgjigj: “Si s’e kemi bërë një foto, o zemër”.
Këtë foto e ka ripostuar në llogarinë e tij të Instagram-it edhe reperi, i cili ka shkruar: “Sepse unë i urrej fotot”.