Aktorja Liz Hurley ka pozuar topless në dëborë, teksa foton e realizonte djali i saj.
55-vjeçarja kishte veshur vetëm mbathje të bardha dhe një pallto. Ylli i “Austin Powers” shfaqet në oborrin e shtëpisë së saj në Herefordshere, shkruan “The Sun”.
Ajo e publikoi foton në rrjetet e saj sociale, krah së cilës shkruante: “Si mund t’i rezistoja?”.
Ajo zbuloi gjithashtu se fotografi ishte djali i saj 18-vjeçar, i cili është edhe model, Damian.
Kjo nuk është hera e parë që aktorja realizon foto të tilla.
Që nga izolimi për shkak të pandemisë, ajo ka “shfrytëzuar” çdo rreze dielli për të realizuar foto provokuese në kopshtin e shtëpisë së saj.
Madje ajo publikoi edhe foto e veshur me një fustan, të cilin e kishte pasur prej 15 vitesh, duke u sugjeruar ndjekësve të bënin gjëra të tilla dhe të mos mërziteshin nga qëndrimi brenda.