Vajza e Ardit dhe Anila Gjebreas feston sot ditëlindjen dhe mbush plot 12 vjeç.
Tashmë Anna ka edhe një llogari të vetën në Instagram, ku ka ndarë me të gjithë ndjekësit e saj edhe surprizën e parë që ka marrë në këtë ditë feste.
Në foto shihet një tortë e dedikuar për të, si dhe qirinjtë me numrin dymbëdhjetë.
“E gëzofsha ditëlindjen”, shkroi ajo krahas postimit,ku etiketoi edhe familjarët e tjerë të saj.
I pari që e uroi në rrjete sociale ishte vëllai i saj i madh, Jon Gjebrea.
Ai publikoi një foto me të, të realizuar disa vite më parë, në llogarinë e tij në Instagram, ku shkroi:
“Gëzuar ditëlindjen dashuria ime e vogël”.
Këtë foto, Ardit Gjebrea e ka ripostuar në faqen e tij të Instagram, duke zgjedhur këtë mënyrë për t’i uruar ditëlindjen vajzës së tij.