Rovena Stefa ka shprehur pakënaqësinë e saj ndaj politikanëve.
Me afrimin e zgjedhjeve, artistët kanë nisur reagimet rreth tubimeve publike që po mbahen nga politikanët e vendit tonë, ku mbajtja e ahengjëve është anuluar.
Nder ta është edhe këngëtarja Rovena Stefa e cila ka shprehur pakënaqësinë e saj ndaj politikanëve me një postim të bërë në Instastory e saj.

“Paska mbaruar pandemia kur don politika fushatë? Po dasmat pse nuk i lejojnë?”, ka shkruar artistja.
Në këtë foto shihet një numër i madh i njerëzve të cilët janë mbledhur, e ku sipas fotografisë nuk ka distancë dhe njerëzit rrezikojnë shëndetin e tyre nga Covid-19.
