Kate Moss dhe e bija e saj Lila janë shfaqur për herë të parë së bashku në të njëjtën pasarelë. Ato u bën bashkë për “Fendi” në Paris Fashion Week.
Krah tyre ishin edhe modelet më të njohura në botë si: Naomi Campbell, Bella Hadid dhe Cara Delevingne.
18-vjeçarja Lila ishte e veshur me një fustan silver që mbulohej nga një pelerinë në të njëjtën ngjyrë dhe material.
Ndërsa e ëma, Kate u shfaq menjëherë pas tē bijës me një fustan elegant dhe me vëth të mëdhenj.
Ato ishin të vetmet që pozuan së bashku ndërkohë që të gjitha modelet ishin të ndara nga xhama, për shkak të pandemisë.