Klea duket për mrekulli në imazhet e reja.
Klea Huta ka ndarë me ndjekësit disa imazhe nga seti i ri fotografik që e realizoi së fundi.
Moderatorja, këtë herë u shfaq e veshur me një fustan vjollcë elegant, i cili ishte i çarë tek pjesa e këmbëve.
Në pjesën e sipërme, ky fustan ia theksoi linjat trupore asaj, ndërsa detaji që mori vëmendjen ishte pjesa e hapur tek këmbët, që bëri ndjekësit të dyshojnë se ajo nuk kishte veshur fare të brendshme nën këtë fustan.
Ajo i kishte lëshuar flokët në kraharor, duke i bërë ato kaçurrela.
Ndryshe, Klea Huta para pak ditësh solli fotosesionin që e realizoi për një revistë bashkë me djalin, Krid.