Meqënëse është në pritje të ëmbël, trupi i saj po ndryshon nga dita në ditë.
Bëhet fjalë për Elita Rudin, e cila mbrëmjen e djeshme ka pozuar me barkun e rrumbullakosur, i cili është rritur shumë që nga hera e fundit që na e ka treguar.
E veshur me pantallona të zeza lëkure, si dhe me një bluzë të ngushtë lejla, moderatorja realizoi një selfie teksa pozonte e ulur e barku dukej lehtësisht.
Elita dhe Gjiko do të mirëpresin në jetë një vajzë, duke u bërë kështu prindër për herë të dytë.
Ata janë bekuar fillimisht me një djalë, të cilin e kanë pagëzuar me emrin Zëri, i cili do të bëhet vëllai i madh për vogëlushen që do të lindë.
Kur Elita mësoi se ishte shtatzënë, ajo sapo i ishte rikthyer televizionit që pas lindjes së Zërit, por moderatorja është shprehur se për familjen sakrifikon çdo gjë.