Një nga pesë hajdutët që grabitën Kim Kardashian në Paris në viti 2016 është duke botuar një libër tregues për atë që ka ndodhur me të vërtetë.
Yunice Abbas i cili është në të 60-tat e tij ishte një nga 11 të dyshuarit e akuzuar për grabitjes dhe aktualisht po e pret gjyqin.
Në librin e tij të botuar në Francë, ai tregoj se Kim u përpoq të thërriste 911 për ndihmë.
Banda prej pesë hajdutësh lidhi yllin televiziv dhe nënën e katër fëmijëve më 2 tetor 2016, derisa ajo po qëndronte në apartamentin e saj luksoz në Hotel de Pourtales në Paris Fashion Week.
Ata vodhën disa xhevahire në vlerën 10 milionë dollarë, duke përfshirë edhe unazën e fejesës së yllit, duke ia mbajtur asaj një armë në kokë./Bota sot