Rita Ora ka humbur rreth 220 mijë ndjekës në Instagram, derisa fansat janë zemëruar me të për shkak të veprimit të saj në festën e ditëlindjës së saj të 30-të.
Këngëtarja ka qenë hit kohët e fundit në internet pasi zbuloj se kishte organizuar një aheng në restaurantin e Casa Cruz të Londrës, pavarësisht se Anglia ishte në izolim.
Kjo erdhi pasi Rita e cila ka rreth 16 milionë ndjekës, u cilësua si egoiste nga policia për mbajtjen e festës, pasi në një seancë gjyqi u tha se ajo i kishte ofruar menaxherit 5 mijë paundë për hapjen e paligjshme të lokalit.
Kështu fansat e saj e kanë dënuar atë duke mos e ndjekur më në rrjete sociale./Bota sot
![Image](/media/botasot.info/images/2021/January/29/auto_38638496-9202173-image-m-82_16119348954631611942129.jpg)