Moderatorja Luana Vjollca jo pak herë kritikohet për përdorimin e photoshopit në fotot e saj. Së fundi bukuroshja e ekranit ka publikuar disa foto ku ndjekësit kanë evidëntuar përdorimin e photoshopit.
Teksa Luana mundohet të mburret me fundin që i rri i lirë në belin e hollë, ndjekësit kanë treguar shtrembërimin e fotos tek pjesa poshtë xhamave.
Menjëherë kanë vërshuar komentet të tipit: “S’dorëzohet kjo, qamet me photoshopin, shiko poshtë xhamit si është deformuar, photoshop i dukshëm”.

Kujtojmë se sot do të jetë episiodi i fundit i sezonit të katërt të “Shiko Kush Luan.”