Megan Fox nuk e ka firmosur akoma divorcin, por ka nisur të thurë planet për dasmën e dytë, ose të paktën kështu duket.
Aktorja i ka nxitur të gjithë të flasin për një fejesë të saj me të dashurin aktual Machine Gun Kelly.
Fjalët nisën nga dalja e fundit e tyre, ku u fotografuan nga paparacët dhe në dorën e majtë të Megan vihet re një unazë gjigande fejese.
Fox dhe i dashuri i saj nuk e kanë konfirmuar akoma lajmin që po qarkullon, por janë në rrugë të mbarë për t’i dhënë marrëdhënies një tjetër status.
Ata u njohën 7 muaj më parë në xhirimet e një filmi të ri dhe nisën të dilnin.
Megan në maj të 2020-ës i dha fund martesës me Brian Austin Green, pas 10 vitesh. Ata janë prindër të tre djemve.