Uggsat nuk mund të renditen asnjëherë mes këpucëve chic që qarkullojnë, por janë pseudonim i rehatisë dhe komfortit. Në kushtet që jemi, akoma me pandeminë nëpër këmbë, u rikthyen për t’ju përshtatur rehatisë që jemi mësuar të ndjejmë prej muajsh.
I kemi parë story-t e bukurosheve shqiptare apo të veshura nga Chiara e Valentina Ferragni, Dua Lipa, Selena Gomez, Emily Ratajkowski, Irina Shayk dhe Kendall Jenner.
Uggs u konsideruar nga “Vogue USA”, si marka e komfortit. Megjithëse kur u shfaqën për herë të parë, këto çizme u shanë e u kryqëzuan nga stilistët më në zë, tani janë pranuar dhe i përshtaten më së miri situatës aktuale.
Këtë vit kanë dalë edhe versionet e shapkave uggs, apo këpucëve me qafë më të ulët.
Me çfarë t’i vishni? Me gjithçka që është po aq komforte sa ato.

