Rudina ruan raportin e mirë me ish-bashkëshortin.
Pas divorcit, Rudina Dembacaj dhe ish-bashkëshorti i saj, Aleksandër Varfaj kanë ruajtur raportet miqësore.
Ata madje takohen shpesh për shkak të vajzës së tyre, Viktorias dhe kalojnë kohë të mirë së bashku.
Këtë gjë e dëshmojnë më së miri fotografitë që aktorja i solli këtë mëngjes, ku shihet duke shëtitur bashkë me Aleksin dhe Viktorian.
“Buzëqeshja e saj është gjithçka për ne”, ka shkruar ajo.
Kujtojmë se Rudina Dembacaj vitin 2021 e nisi duke u kurorëzuar me ish-deputetin Mark Frroku.