Këngëtarja e njohur ka reaguar në lidhje me rastin e fundit të policit dhe 19-vjeçarit.
Në një video të publikuar nga “Sinjali” u pa se si një zyrtar policor e keqtrajton një 18-vjeçar.
Në atë video, polici shihet se si po ushtronte dhunë fizike ndaj 18-vjeçarit, ndërsa dy vite pas këtij rasti u arrestua Haris Kelmendi.
Kelmendi u arrestua nën dyshimin për veprën penale “keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare”.
Ky rast ka bërë që shumë persona publik të reagojnë, ndërsa së fundmi ishte Fifi ajo që e dënoi ashpër këtë rast.
“Harissss qysh je o tmerri i popullit? Haris qysh po kalon keto dite o turpi i Policise të Kosovës. Nje si ti del edhe masnej shahen krejte o Haris. Kush t’ka dhan kaq shume dajak o shpirt qe pe shfryn mllefin n’popull. Keta lloj njerzish jane te rrezikshem per shoqerin e me i lane te lire, e sikur puna e kti besoj jane edhe ca kokrra qe duhet mi lidh. Marre o haris kelmendi. T’kisha pshty n’ftyre ama e di qe m’shkon dem edhe pshtyma.”, shkroi Fifi në postimin e saj të Instagramit.