Aurela Hoxha njihet për linjat perfekte trupore, të cilat tërheqin gjithnjë vëmendjen e ndjekësve në postimet e ndryshme që modelja seksi bën.
Mbrëmjen e djeshme, ajo vendosi të publikonte disa imazhe të tjera ku shfaqej mjaft joshëse.
Aurela vendosi të pozonte nga ballkoni, e veshur me një palë tuta dhe me një bluzë të shkurtër të bardhë.
Ajo që bie menjëherë në sy është beli i hollë dhe i tonifikuar i supermodeles.
“Pamja nga ballkoni yt”, shkroi Hoxha krahas postimit.
Prej kohësh, Aurela jeton në Barcelonë dhe aktualisht është e angazhuar në biznesin e saj privat.