Këngëtarja Kelly Rowland është bërë nënë për herë të dytë.
Këngëtarja e njohur Kelly Rowland, 39-vjeçare, mirëpriti fëmijën e saj të dytë me burrin Tim Weatherspoon, djalin Noah Jon, njoftoi ajo shkruan Mirror.
Ajo lajmin e bëri të ditur në rrjete sociale duke publikuar një imazh të dy fëmijëve të saj.
“Në ditën e 21-të, të vitit 21-të, të shekullit 21, Noah Jon Weatherspoon na përshëndeti,” shkroi ajo në Instagram së bashku me një pamje të adhurueshme të të porsalindurit të saj duke kaluar kohë me vëllain e tij të madh Titan Jewell, 6 vjeç.
“Ne jemi vërtet mirënjohës”, shtoi Rowland, duke vazhduar të shënonte se djali i saj lindi në 20:13 pasdite, më 21 janar.