Khloe Kardashian ka zbuluar detaje nga trupi i saj.
Ajo publikoi një fotogafi ditën e djeshme në Instagram e cila tregoi strijat në të pasme.
![Image](/media/botasot.info/images/2021/January/31/auto_051612081967.jpg)
E veshur në bikine nga plazhi, ajo tregoi edhe belin e hollë të saj. Ndërkohë, ylli i “KUWTHK” bëri të ditur se aty ku po qëndron ka paguar 32,5000 dollarër vetëm për një natë.
36 vjeçarja, kishte veshur një fustan të tejdukshme ngjyrë blu e cila theksoi nga linjat e bukura trupore. Khloe flokët i kishte kapur në pjesën e lart të kokës vendosur edhe makijazh.
![Image](/media/botasot.info/images/2021/January/31/auto_031612081962.jpg)
I dashuri i saj, Tristan Thompson i shkroi një koment disa emotikona, po ashtu edhe motra e saj Kylie Jenner i shkroi një koment.
Ndryshe, Khloe bashkë me Tristan janë ndarë disa herë si pasojë e tradhtisë që i ka bërë mirëpo ajo e ka falur atë dhe çifti janë bashkë që nga koha e karantinës.