Gjatë kohës kur Arbana Osmani ishte në pritje të ëmbël për tu bërë nënë për herë të dytë, partneri i saj Eduarti po ndërtonte një folezë të re dashurie në Malësinë e Madhe.
Një shtëpi prej druri, duke imituar stilin e shtëpive të asaj krahine, që për shkak të borës së madhe kërkojnë një çati të pjerrët, është shtëpia e pushimeve të dimrit e të verës për familjen tashmë prej katër anëtarësh; Arbana, Edi, Joni dhe bebushi Diell.
Pasi kanë lënë pas impenjimet e javës, familja po e kalon këtë fundjavë në Bogë, aty ku dëbora i kalon disa dhjetëra centimetra.

Dyshja kanë ndarë në rrjetin social instagram pamje nga foleza e re dhe duket se kjo arrarisje po i shijon shumë.