Beyonce për një kohë të gjatë ka bartur ‘titullin’ si ikona e muzikës në kohërat e fundit.
Andaj, artistja e njohur përmes postimeve të ndryshme tenton të qëndrojë më afër mbështetësve të saj
Së fundmi, në një postim në rrjetin social Instagram, ajo është parë plot shik e veshur me një veshje rozë.

39-vjeçarja me këtë rast ka theksuar edhe fizikun e formësuar, për të cilin komentohet në masë të madhe.
Flokët kësaj radhe i kishte të lidhura lartë kokës, derisa dukjes ia përshtati edhe një palë syze unike.
Ajo përndryshe tashmë ka lansuar linjën e re të këpucëve “Icy Park”, duke bërë që ajo të përqendrohet më shumë në biznesin e saj.

