Ishte janari i vitit 2017- të kur Anthony Çako, djali i artistëve Inva Mula dhe Pirro Çakos, prezantoi për herë të parë të dashurën franceze, një bionde misterioze e shumë interesante.
Mes fotosh ai shkruante ‘Unë dhe e dashura ime’, duke e konsideruar veten të lidhur në “Instagram”-in e tij, ku bie në sy për postimet bardhezi, ku ekspozon fizikun plot tatuazhe.
E verën e atij viti, Anthpony tashmë që i ka kaluar të 25-at, e solli partneren për pushime në Shqipëri, ku u prezantoi me familjen e nënës Inva, dhe babait Pirro, tashmë të divorcuar. Anthony ra në sy me prezencën e tij në plazhin e Dhërmiut, pasi shfaqej i burrëruar, gjithë muskuj e tatuazhe.
Pas disa ditësh pushime në Qerret, Anthony ishte stacionuar në Jug me të dashurën e tij franceze, Marien, një bionde super elegante dhe e veçantë. Të dy të dashuruarit binin shumë në sy për mënyrën se si silleshin me njëri-tjetrin, plot konfidencë dhe përkëdhelje. Flitet se ata ishin njohur në Paris, qyteti ku Anthony vazhdon të jetojë, pavarësisht se të ty prindërit pas divorcit e lanë Francën dhe u kthyen të jetojnë në Tiranë, i pariPirro dhe vite më vonë, Inva.