Hana tashmë është 2 vjeç dhe mund të flasë, të kërcejë e të këndojë.
Vajza e dyshes më të komentuar të showbizz-it, Loredana Zefit dhe Mozzik-ut, është kopja e babait të saj në pamje.
Por, duket se është fansja numër një e mamit, pasi i di përmendësh këngët e reperes.
Loredana publikoi në llogarinë e saj në Instagram disa video, në të cilat e vogla shfaqet duke kërcyer dhe kënduar këngët e saj në gjuhën gjermane.
Hana erdhi në jetë në vitin 2018 dhe prindërit e saj u munduan që shtatzëninë ta mbanin të fshehtë, por kjo nuk zgjati shumë, sepse rrjetet e tyre sociale u mbushën shpejt me foto e video të vogëlushes.
Mozzik dhe Zefi përfliten për një rikthim me njëri-tjetrin, por që të dy e kanë mohuar këtë gjë. Megjithatë, të dy kanë lënë gjurmë dhe fakte që vërtetojnë të kundërtën, duke filluar që nga ndjekja në rrjete sociale e deri tek darkat nën shoqërinë e njëri-tjetrit.
![Image](/media/botasot.info/images/2021/February/02/auto_loredana-zefi-21612275513.jpg)