Trashëgimtarja e “Top Channel”, Lori Hoxha, është një ndër vajzat me më shumë stil në Instagram.
Po t’i hidhni një sy profilit të saj, sytë do t’ju kënaqen nga veshjet e pafundme dhe kombinimet më të bukura që Lori bën çdo herë.
Mirëpo, një garderobë kaq e bukur është edhe goxha e kushtueshme, siç Lori na e ka vërtetuar vetë sot!

Ajo ka ndarë në InstaStory një foto para pasqyrës, ndërsa të gjitha gocave në Instagram u ngelën fiksim pantallonat e lëkurës së Lorit.
Të shumta janë ato që i kanë kërkuar Lorit t’i tregojë ku i ka marrë pantallonat, ndaj 27-vjeçarja s’ka vonuar të përgjigjet.
Ne klikuam linkun dhe voila, mësuam se pantallonat e saj të lëkurës janë të markës off-white dhe kushtojnë sa qimet e kokës!
Vetëm për këto pantallona, Lori ka shpenzuar 910 euro!
