Aktorja amerikane Evan Rachel Wood ka akuzuar këngëtarin Marilyn Manson se abuzoi me të gjatë marrëdhënies së tyre tre-vjeçare.
Manson dhe Wood u lidhën në vitin 2007 dhe u fejuan në 2010, por u ndanë më vonë atë vit.
Këngëtari i hodhi poshtë akuzat e ish-partneres së tij, duke thënë se ‘shtrembërime të tmerrshme të realitetit’.
Më parë aktorja ka rrëfyer se ka qenë viktimë e përdhunimit dhe abuzimit në familje, pa përmendur emrin e personit.
Pas akuzave të Woods, Loma Vista Recordings, që publikoi albumin e fundit të Manson, tha në një deklaratë në Twitter se nuk do të punonte më me artistin dhe s’do e promovonte më albumin e tij të fundit.
Të hënën, aktorja pretendoi se këngëtari kishte abuzuar disa herë me të në një postim në Instagram.
“Emri i abuzuesit tim është Brian Warner, i njohur gjithashtu në botë si Marilyn Manson”,– pohoi ajo. “Ai filloi të më ngacmonte seksualisht kur isha adoleshente dhe abuzoi me mua seksualisht për vite me radhë. Isha manipuluar.”
Më pas shtoi se: “Kam jetuar me frikën e hakmarrjes, shpifjes dhe shantazhit. Dua të zbuloj këtë njeri të rrezikshëm, para se të shkatërrojë më shumë jetë. Unë do mbështet viktima e shumta të abuzimit që nuk do heshtin më.”
Manson iu përgjigj akuzave në postimin e tij në Instagram të hënën në mbrëmje, duke shkruar: “Natyrisht, arti im dhe jeta ime kanë qenë prej kohësh magnet për polemikë, por këto pretendime të fundit rreth meje janë shtrembërime të tmerrshme të realitetit. Marrëdhëniet e mia intime kanë qenë gjithnjë konsensuale. Pavarësisht se si të tjerët po zgjedhin të keqinterpretojnë të kaluarën kjo është e vërteta.”