Para pak ditësh, Isli Islami zbuloi se Ori Nebijaj është infektuar me Covid-19, por sot moderatorja ka dhënë lajmin e mirë.
Ajo e ka fituar betejën me virusin dhe është kthyer në emisionin “Wake Up”.
Isli e mbajti premtimin e bërë, dhe ashtu siç Ori i dërgoi byrek në shtëpi kur ai u infektua, edhe moderatori i solli byrekun live në emision.

“Ka një problem në familjet tona. Kjo gara kush e bën më të mirë është në nivele shumë të larta”,- tha Isli.
“S’kam asnjë dyshim që mami Sadija e ka qarë. Faleminderit shumë se e di unë që ti e ke ndihmuar”,- ia ktheu Ori.
“Patjetër! Vendosa furrën në parangrohje”, shtoi me shaka moderatori.

Të dy publikuan edhe foto të byrekut në Instastory. Isli me shkak u drejtohet ndjekësve duke iu thënë: “Zgjidh copën tënde. Kjo është e zënë nga kolegia shtatzënë!”.
Ndërkohë Ori zbulon se gjysma e byrekut tashmë është mbaruar dhe se është shumë e lumtur që është rikthyer në karrigen e saj të preferuar.
