Vesa Luma jeton aty ku do të donim të ishim të gjithë, buzë detit me mot të ngrohtë vere. Nga Zelanda e Re, këngëtarja tregon çdo gjë për rutinën e saj me kryefjalë të birin.
Sot Vesa na tregoi se e ka gjetur zgjidhjen për t’i menaxhuar gjërat më të rëndësishme në jetë dhe lajmi më i bukur është që po përgatit surpriza për ne.
Lian e ka gjatë gjithë ditës vëmëndjen e nënës së tij, ndërsa gjatë natës Vesa e ka kohën për veten dhe muzikën.
Se çfarë po gatuan ajo ende nuk e dimë, por mezi po e presim.
![Image](/media/botasot.info/images/2021/February/04/auto_2807295D-4F51-413A-97F8-AD49C99A185E-208x4001612433414.jpeg)