Modelja Angela Martini pjesën më të madhe të jetës e ka kaluar jashtë vendit, por kujtimet më të bukura i ka nga Shkodra, vendlindja e saj. Sot me disa foto, modelja na tregoi se fëmijëria e saj ka qenë njësoj si të e gjithëve ne, të paktën në disa aspekte.
Në një prej fotove ajo shfaqet me disa familjarë të saj, e veshur në mënyrë tipike siç vishej çdo fëmijë i asaj kohë, në një shtëpi të thjeshtë e areduar si shumë shtëpi të tjera shqiptare. “Në shtëpinë time në Shkodër, disa muaj para se të vija në Zvicër”, ka sqaruar ajo.
Ndërsa në foton tjetër shohim Angelën të bërë gati për plazh, me kushërirën e vogël përdore duke i qeshur kamerës.
Epo ne jemi të sigurt se ky është versioni më pak seksi, por më i këndshëm që na ka treguar Angela Martini ndonjëherë.