Fotot e Laetitia Casta shtatzënë kanë bërë xhiron e botës. Mes gjithë komenteve dhe urimeve që janë shkruar për ndjesinë e bukur që ajo po përjeton për herë të katërt, ka edhe shumë që shprehin urrejtje, seksizëm dhe diskriminim.
Gjithë shqetësimi i botës në këtë rast është fakti që Casta ka 4 fëmijë me 3 burra të ndryshëm. Kjo çështje bëhet edhe më e shëmtuar kur kujton sa shembuj të ngjashëm meshkujsh ka, por për ta nuk flitet kurrë. Për më tepër femrat janë ato që kanë hedhur më shumë vrerë mbi figurën e saj, në vend që të jenë ato që e mbështesin, pasi e kuptojnë sa e bukur dhe e rëndësishme është ndjesia e të sjellit në jetë një fëmijë.
Nuk ka rëndësi se Laetitia është e lumtur me bashkëshortin e saj dhe se fëmija është vendimi i tyre për të pasur një familjeje më të madhe. Nëse bota nuk e aprovon ka përherë urrjetje online.
Asnjeherë nuk e kemi kuptuar pse njerëzit kanë kaq shumë dëshirë të shprehin urrejtje ndaj gjërave që nuk bëhen sipas mënyrës që ata mendojnë. Po a do mësojmë ndonjëherë të mos fusim hundët në punët e të tjerëve? Apo të mos gjykojmë zgjedhjet e tyre?
A do mësojmë të mos flasim kur nuk kemi diçka të mirë për të thënë?