Replika përmes Instagram Story-ve kanë ndodhur midis Fifit dhe reperëve S4MM dhe Fajt. Ishte këngëtarja ajo që publikoi një pjesë të videoklipit nga kënga e saj “Limonat”, si dhe një copëz nga videoklipi i dy të lartpërmendurve, saktësisht të këngës “Showtime”.
Siç mund ta shihni, pamjet duken tepër të ngjashme, çka e shtynë artisten të shprehej publikisht se puna e saj kishte shërbyer si muzë frymëzimi për projektin muzikor të dy reperëve. Në një tjetër postim, Fifi shkroi:
“Kom inspiru për vite e them pa modesti. A bon mem dekoru të paktën për inspirim”.
Postimi në fjalë u rishpërnda në llogarinë e Real Fajt, i cili iu kundërpërgjigj kështu me një mbishkrim:
“Ti e din mirë që unë jom reper, e nuk boj videospote kshtu që drejtohu tjetër kun për dekorata”.
Fill pas kësaj Instagram Story erdhi replika e Fifit:
“Ti veq repovat loqkamn, tani ku e ha e ku pi e ku dekorohna osh problem i jemi… interesohu ça ndodh vërdallë se ma mirë o për karrierë”.
Një reagim nuk ka munguar as nga reperi tjetër, që u shpreh:
“Po e pranoj ti je inspirim Fifi”, shoqëruar si për ironi me disa emoji duke qarë.