Sara ka nisur punën për të hequr kilogramët e tepërt.
Përmes një bisede virtuale me ndjekësit disa kohë më parë, Sara tregoi se gjatë shtatzënisë kishte shtuar 23-24 kilogramë.
Siç duket ajo ka vendosur t`i humbasë kilogramët e fituar dhe menjëherë ka nisur nga puna për t’u rikthyer sërish në gjendjen fillestare.
Sara ka publikuar sot në Instagram një foto nga palestra, teksa dallohet se në pjesën e barkut ka vendosur edhe një korse, që e ndihmon për t’u dobësuar më shpejt.
“Shihemi pas një muaji”, ka shkruar Sara, e bindur se për një muaj do të arrijë t’i rikthejë format e mëparshme trupore.