Dhuratat e para për bebin e Jakub dhe Afërditës kanë mbërritur. Dhe padyshim që shoqja e ngushtë është ndër personat e parë që mendon për këtë moment special.
Vetë Afërdita ka publikuar një foto të karrocës dhuratë nga shoqja e saj e ngushtë, Xhesika Berberi.
“Faleminderit Xhesika”, ka shkruar Afërdita krah dhuratës, e cila konsiderohet një blerje e shtrenjtë dhe sipas traditave në Shqipëri bëhet dhuratë nga gjyshërit.
Megjithatë kjo nuk ka qenë karroca e vetme që Dreshaj ka marrë pasi në fotot e tjera ka ndarë të tjera dhurata. Epo siç duket bebi i Afërditës do i ndërrojë karrocat duke i kombinuar me rrobat. S’është ide e keqe.

