JLo ka lënë të gjithë pa tekst me ndryshimin në dukje.
Këngëtarja e njohur Jennifer Lopez arrin ta marrë vëmendjen e të gjithëve në secilën paraqitje të saj.
Ajo ka pozuar së fundi për numrin e ri të revistës “Allure”, duke lënë të gjithë pa fjalë me paraqitjen.

JLo u shfaq me stil të ri të flokëve, pasi i kishte ato shumë të shkurtra në fotografitë që i realizoi për revistën e njohur.
Në intervistën e saj për “Allure”, artistja ka folur për planet që kishte për martesë me Alex Rodriguez.

JLo kishte vendosur pak grim në fytyrë, teksa në njërin imazh vuri në pah fizikun e tonifikuar.