Kim Kardashian ka folur për të mbrojtur vajzën e saj shtatë vjeqare North West, pasi ndezi një debat nëse ajo kishte pikturuar vetë një peisazh piktoresk malor.
"Vajza ime dhe shoqja e saj më e mirë kanë mësuar për pikturën në vaj ku talentet dhe krijimtaria e tyre po inkurajohen dhe ushqehen", shkroi Kim, të martën.
Ylli televiziv kishte shpërndarë një foto të pikturës në storiet e saj në Instagram me mbishkrimin, 'artisti im i vogël North'.
Piktura tashmë është krahasuar me një vepër arti që artisti i njohur televiziv Bob Ross do të kishte krijuar./Bota sot
