Princesha Eugenie dhe partneri i saj, Jack Brooksbank, njoftuan të martën, 9 shkurt, se kishin mirëpritur fëmijën e tyre të parë, një djalë.
Dyshja ndanë lajmin me një foto bardh e zi në Instagram, të bashkangjitur me ‘emoji’ të zemrës blu.
“Lartësia e saj mbretërore dhe fëmija janë në gjendje të mirë shëndetësore”, thuhet në një deklaratë të bërë nga Pallati Buckingham.
Çifti ndërkaq njoftoi në muajin shtator se po krijonin një familje.
“Jack dhe unë jemi aq të ngazëllyer për fillimin e vitit 2021”, deklaroi 30 vjeçarja.
Prindërit e rinj u fejuan në janar 2018 dhe u martuan nëntë muaj më vonë në kishën e Shën Gjergjit në kështjellën Windsor.
Eugenie dhe motra e saj e madhe, Princesha Beatrice, kanë qenë në mbështetje të njëra-tjetrës që nga vendimi i babait të tyre për të hequr dorë nga detyrat e tij mbretërore në nëntor të 2019.
Kjo për shkak të marrëdhënieve të kaluara me financierin e ndjerë amerikan, Jeffrey Epstein, i cili ishte arrestuar për trafik seksual.