Ajo ka publikuar imazhe nga seti fotografik për Shën Valentin.
E veshur me një fustan ngjyrë të kuqe të errët, Kourtney zbuloi parfumin e radhës që do të jetë në treg për ditën e të dashuruarve.
Dje ka publikuar fotografi në profilin e saj zyrtar në Instagram, teksa shkroi: “Ruby, Dita e Shën Valentinit”. Linjën e re të parfumit ajo do ta lansojë me 25% zbritje.
Kourteny, mori komente të shumta nga ndjekësit në postim të cilët e mirëpriten linjën e saj të re.
Ndryshe, më e madhja nga Kardashianët së fundi zbuloi lidhjen e saj të re e cila ka nisur qysh se dy muaj më parë por që nuk e kishte bërë publike.

