Sot është një ditë e hidhur për modelen Adrola Dushi, pasi ajo ka humbur një person të shtrenjtë të familjes.
Vetë Adrola e ka dhënë këtë lajm të hidhur në rrjete sociale, duke treguar se ka humbur gjyshen e saj.
Me një postim në InstaStory, Adrola na i theu zemrat me fjalët që i dedikoi të ndjerës.
“E di që kam qenë çdo natë pjesë e lutjeve të tua, por sot më theve zemrën. Pusho në paqe! Do shihemi sërish gjyshe!”- shkruan ajo.
Momentalisht, Adrola ndodhet në Shtetet e Bashkuara, atje ku ka edhe familjen e saj. Ajo është zhvendosur prej kohësh në këtë vend për të vazhduar jetën me të birin, Troin dhe për të ndjekur karrierën si modele.